Konkursi për linjat private të autobuzëve urban mbyllet me 24 prill

Qyteti i Shkupit deri më 24 prill do të pranojë aplikime në lidhje me Shpalljen publike për ndarjen e pakos së linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit. Shpallja është për linjat e numrit 23, 45, 61, 63 dhe 73 nga pako 1, ndërsa në pakon 2 janë linjat 9, 11, 11A, 12, 47A, 55; kurse në pakon 3 kemi linjat: 19, 20, 22, 52 dhe 54. Për këto linja do të nevojiten 115 autobusë dhe 246 shoferë. Nga qyteti I shkupit sqaruan se në dy thirrjet e para nuk është paraqitur askush, ndërsa  thirrja e tretë ka dështuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruesve të aplikacioneve.

Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, rreth 200 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin. Në ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se u kishte borxh, por nga kontrolli rezultoi se Qyteti i Shkupit e ka gabim. Transporti publik i qytetit vazhdoi të funksionojë vetëm me autobusë të NTP-së, ndërsa  pritjet nëpër stacione janë të gjata.

MARKETING