Spanja i ka nisur gjashtë tanke Leopard 2A4 për në Ukrainë

Spanja i ka nisur gjashtë tanke Leopard 2A4 për në Ukrainë

Gjashtë tanke Leopard 2A4 janë nisur nga Spanja për në Ukrainë, sipas një faqe interneti të monitorimit detar.

MARKETING

Description of image

Tanket e prodhimit gjerman dhe transportuesit e personelit të blinduar u futën në një anije mallrash, thanë dëshmitarët e Reuters të premten, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se kur do të mbërrijnë.

Ministrja e mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles tha në fillim të këtij muaji se Spanja do të dërgojë 10 tanke Leopard 2A4 (katër janë duke u riparuar).

Spanja ka trajnuar gjithashtu 40 ekuipazh tankesh dhe 15 mekanikë.

Ukraina është mbështetur në tanket e epokës sovjetike dhe i ka bërë thirrje Perëndimit për tanke moderne beteje për ta ndihmuar atë të luftojë rusët. /Telegrafi/

MARKETING