(VIDEO) Rustemi: Korridori 8 do të ndërtohet në kohë

(VIDEO) Rustemi: Korridori 8 do të ndërtohet në kohë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi në emisionin “Intervistë në Shenja”, i ka  siguruar qytetarët se Korridori 8 do të ndërtohet në kohën në të cilën është parashikuar në marrëveshjen me “Bechtel dhe Enkan”. Rustemi tha se  për 4 vite e 7 muaj do të jenë gati ndërtimi  i 110 kilometrave rrugë. Drejtori Rustemi në emision sqaroi se pse ky ndërtim i korridorit është cilësuar si historik.

EJUP RUSTEMI-DREJTOR I NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGË SHTETËRORE

“Është historik për arsye se do të mund të lidhim lindjen me perendimin, është historike për arsye se vet ambasadorja amerikane në rastin e përurimit tha se ky korridor është shumë i rëndësishëm jo veq për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin, për tërë Evropën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ejup Rustemi infromoi se nga buxheti i shtetit çdo vit do të sigurohen nga 250 milionë euro në vit për këtë projekt, deri në përfundim e tij. Ai gjithashtu ka folur edhe për kritikat e shumta në opinion për projektin.

EJUP RUSTEMI-DREJTOR I NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGË SHTETËRORE

“Edhe une kam qenë i habitur edhe pse kam pritur kritika mas nënshkrimit të marrëveshjes, por nuk kam pritur kaq shumë spekulime në opinion të kemi. Në aq shumë debate në të cilët dëgjojë spekulime dhe të pavërteta për marrëveshjen për të cilën nuk e kanë parë”

Drejtori Rustemi zbuloi një detaj interesant se si konsorcioumi “Bechtel/Enka” në vitin 1996 i kishte ofruar Maqedonisë së Veriut ndërtimin e Korridorit 8. Rustemi tha se në arkivat e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore ka  gjetur se konsorcioumi “Bechtel Enka” në vitin 1996 i ka ofruar Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar korridorin 8, nga “Deve Bair” deri në “Qafë Thanë”, që do të thotë ta ndërton me mjete të veta dhe të menaxhojë për 25 vjet autostradën dhe nuk është pranuar një ofertë e tillë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING