(VIDEO) Fillon operacioni i përbashkët Frontex në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Fillon operacioni i përbashkët Frontex në Maqedoninë e Veriut

Në Qendrën për trajnim policor në Gjorçe Petrov,  ka filluar  operacioni i përbashkët FRONTEX në Maqedoninë e Veriut, e cila do të zgjasë deri i më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje. Operacioni synon të mbështesë shërbimet shtetërore në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se FRONTEKS-i mbron kufijtë e shtetit, sigurinë, gjuhën dhe identitetin  maqedonas,  sipas të parit të Qeverisë e vetmja rrugë e qëndrueshme për vendin është Bashkimi Evropian.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Për ne FRONTEKS do të thotë mbrojtje e kufijve tanë, do të thotë mbrojtje e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë, do të thotë përgjigje në kohë ndaj të gjitha rreziqeve të sigurisë në vendin tonë, do të thotë siguri dhe gjumë i qetë për fëmijët tanë, do të thotë kontroll i lëvizjeve migruese, do të thotë ballafaqim me krimin ndërkombëtar”.

Nënshkrimin e kësaj marrveshje me FRONTEKS, drejtori ekzekutiv  Hans Leitens, e quajti moment historik të rëndësishëm dhe historik.

HANS LEITENS,DREJTOR EKZEKUTIV I FRONTEKS

“Jemi këtu në fillimin e misionit të përbashkët FRONTEX që do të forcojë kufijtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtu kemi gjetur një partner të përkushtuar që ndan angazhimin tonë për ruajtjen e integritetit të kufijve tanë. Së bashku do të punojmë pa u lodhur për të mbrojtur qytetarët tanë dhe për të garantuar stabilitet dhe siguri për të gjithë rajonin”.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se vendi nuk është vetëm në përballjen me migracionin ilegal. Ai theksoi se sfidat moderne të sigurisë kërkojnë një qasje partneriteti dhe të përbashkët, ndërsa kjo ngjarje e përbashkët me FRONTEX-in dërgon një mesazh shumë të rëndësishëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING