Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Spasovski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile.

Sipas tij incidente ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen, por tha se dikasteri që ai drejton punon intenzivisht për të garantuar sigurinë e qytetarëve të RMV-së.

“Gjendja e sigurisë është e qetë, stabile dhe pa kurrfarë indikacione që të ketë prishje. Incidente ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Këtu duhet të punojmë intenzivisht për rruajtjen e sigurisë, ju e dini për aksionet operative në të cilat punojmë, sidomos në kryeqendër, dhe ja tani për një verë të sigurt, për një qytet të sigurt që dha rezultate të mira, sidomos në luftën kundër tregtisë me drogë dhe armë dhe sigurisht për sigurimin e sigurisë për qytetarët e RMV-së”, tha Spasovski.
Ai shtoi se ky nivel sigurie duhet të mbahet dhe të përmirësohet.

MARKETING