Polici vret një imigrant në Gjevgjeli

Polici vret një imigrant në Gjevgjeli

Një polic me pistoletë ka qëlluar një imigrant pranë kazermës në Gjevgjeli.

MARKETING

Shik.mk

Sipas informacioneve, një nga kontrabandistët e paligjshëm ka sulmuar policin dhe ka tentuar t’i marrë armën. Më pas polici ka qëlluar dhe ka goditur imigrantin që vdiq.

Lajmin për MIA-në e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Sot (19.04.2023) rreth orës 06:20 në afërsi të kazermës së Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet “Mercedes” i drejtuar nga K. J. (26) dhe automjeti “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht imigrantë.
Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe imigrantët kanë tentuar të arratisen, ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën. Në të njëjtën kohë, punonjësi i policisë ka qëlluar me pistoletë dhe ka goditur njërin prej imigrantëve, i cili është transportuar menjëherë me automjetin e policisë për në spital për ndihmë mjekësore, ku ka ndërruar jetë.

MARKETING