Vasko Stefanov është drejtori i ri i përgjithshëm i SHA EMV
Në hapësirat e SHA EMV, sot është mbajtur pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm. Drejtori i përgjithshëm i sapoemëruar Vasko Stefanov mori detyrën nga drejtori i deritanishëm Vasko Kovaçevski.
Stefanovi dhe Kovaçevski e uruan njëri-tjetrin shumë suksese dhe përballje efikase me sfidat e ardhshme.
“Jam i nderuar që emërohem drejtor i ri i përgjithshëm i SHA EMV. Sot pata një takim produktiv me drejtorin e përgjithshëm të deritanishlm Vasko Kovaçevski. EMV do të vazhdojë me përkushtin dhe në mënyrë transparente të përgatitet për sezonin e ardhshëm të ngrohjes”, deklaroi drejtori i përgjithshëm Stefanov.
Vasko Stefanov është drejtori i ri i përgjithshëm i SHA EMV, pasi drejtori i deritanishëm Vasko Kovaçevski dha dorëheqje. Këshilli Mbikëqyrës i SHA EMV konfirmoi e konstatoi dorëheqjen e Vasko Kovaçevskit nga detyra e anëtarit dhe kryetar iKëshillit Drejtues, me titullin drejtor i përgjithshëm, ndërsa anëtar i ri dhe kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i SHA EMV, me rekomandim të Qeverisë, zgjodhi Vasko Stefanovin”, bënë të ditur nga SHA “Elektrocentralet e Maqedonisë së Veriut”.
Stefanovi vjen në pozitën e re me përvojë të mëparshme nga SHA Menaxhim me Ujërat dhe SHA Postat e RMV-së ku ka qenë drejtor i përgjithshëm.