(VIDEO) Gjatë 2022-shit shitjet online u rritën për 25%

(VIDEO) Gjatë 2022-shit shitjet online u rritën për 25%

Sipas të dhënave të fundit të publikuara për transaksionet e pagesave online në pikat e shitjes virtuale në vitin 2022 nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vlera e totalit të transaksioneve të bëra në dyqanet online nga shtetasit e Maqedonisë së  Veriut brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga mbajtësit e kartelave të huaja arrin në 33.836,8 milionë denarë ose 550,2 milionë euro, përkatësisht shënon rritje prej 25% në krahasim me vitin 2021. Në të njëjtën kohë, vlera e totale e  e-transaksioneve të kryera nga personat juridikë në vitin 2022 ka një rritje prej 32,6% krahasuar me vitin e kaluar dhe kështu në vitin 2022 pjesëmarrja e personave juridikë në pagesat  online arriti në 30%.

BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

“Rritja më e madhe e vlerës së transaksioneve online nga numri i transaksioneve e rrit vlerën mesatare për transaksion në vitin 2022 në 2026,2 denarë, gjegjësisht 10,2% më e lartë në krahasim me vitin 2021”.

Në të njëjtën kohë, rritja e vlerës mesatare është më e lartë te personat juridikë ku transaksioni mesatar rritet për 12,2% dhe arrin në 2.624,6 denarë, ndërsa te personat fizik rritja e transaksionit mesatar është më e ulët (8,9%) dhe arrin në 1,843,6 denarë. Në vitin 2022, vërehet se vlera e totalit të transaksioneve online është e shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë sipas tremujorëve, pra vetëm në tremujorin e tretë janë realizuar 134.5 milionë euro, ndërsa në tre tremujorët e mbetur vlera është rreth 138 milionë euro.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING