Barcelona ndalet nga Getafe

Barcelona ndalet nga Getafe

Barcelona nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë përballë Getafes.

Ndeshja e zhvilluar në Madrid u mbyll në një barazim pa gola.

Rastin më të mirë në ndeshje për skuadrën mysafire erdhi në pjesën e parë, kur Raphinha u gjend përball me portierin e vendasve, pas një pasimi të Ter Stegen, por goditja e brazilianit u ndal nga shtylla.

Topi i devijuar përfundoi në këmbën e Baldes, por edhe goditja e tij u ndal nga shtylla.

Getafe u munda të rrezikonte me kundërsulme të shpejta, por nuk e testuan shumë portierin e “Blaugranëve”.

Edhe me këtë barazim Barcelona mbetet në vendin e parë me 11 pikë më shumë se Reali që renditet i dyti.

MARKETING