Media e mbështetur nga Kremlini shpalli falimentimin
RT France është vënë në falimentim nga një gjykatë franceze, ka konfirmuar ish-presidenti i organizatës, përcjell Bota sot.
Krahu francez i transmetuesit rus RT është përballur me falimentimin që kur llogaritë e tij u ngrinë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.
Xenia Fedorova, ish-presidentja e RT France, shkroi në Twitter: “Gjykata e Nanterre mori vendimin për ta vendosur RT France në falimentim – një media që nuk e ka kënaqur Emmanuel Macron që nga fillimi i saj dhe e cila u sanksionua nga BE një vit më parë si [ një masë parandaluese] për shkak të konfliktit në Ukrainë.”
Më shumë se 100 punonjës do të lirohen nga puna në ditët në vijim, tha ajo.