(VIDEO) LSDM: Mickoski do të mbahet mend për skenarët e errët
LSDM ka reaguar ndaj VMRO-së dhe kreut të saj Hristijan Mickoski, duke e cilësuar si “mosnjohës i dëshmuar i politikës dhe energjisë”. Sipas tyre, Mickoski i huqi të gjitha parashikimet që ia dha opinionit.
LSDM
“Gabimi i tij i parë dhe më i madh ishte se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë këtë dimër do të rritet në mënyrë drastike, nga 30 deri në 40 për qind. Por realisht, çmimi i energjisë elektrike jo vetëm që nuk u rrit, por çmimi i energjisë elektrike u ul në mënyrë drastike për 72 mijë kompani”.
LSDM thotë se me skenarët e tij të errët, Mickoski parashikoi gjithashtu se sistemi energjetik do të shembet dhe se qytete të tëra do të përballen me kufizime në dimër.
LSDM
“Ndryshe nga pretendimet e tilla të Mickoskit, sot sistemi energjetik i vendit funksionon me të gjitha kapacitetet si asnjëherë në 70 vitet e fundit dhe prodhimi vendor i energjisë elektrike është rritur seriozisht”.
LSDM, po ashtu rikujton se Mickoski e trembi opinionin se nuk do të ketë gaz të mjaftueshëm për sezonin e ngrohjes, ai kërkoi që të blihet gaz për tërë dimrin në kohën kur kjo energji ishte me çmimin më të lartë. Nga LSDM theksojnë se Mickoski do të mbahet mend, sipas tyre, për postimet e lajmeve të rreme, skenarët e zinj dhe dështimet katastrofale. /SHENJA/