Vuçiç krah Ramës pyetet për Kosovën: Unë e Edi po shmangim përplasjen e madhe, çfarë prisni, një Ukrainë të dytë?

Vuçiç krah Ramës pyetet për Kosovën: Unë e Edi po shmangim përplasjen e madhe, çfarë prisni, një Ukrainë të dytë?

Nga Verona, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u takua së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Ata ishin në Verona të Italisë për panairin e verërave “Vinitaly 2023” me prodhuesit e tre vendeve që mundën të shfaqin produktet e tyre në këtë treg.

Vuçiç u pyet për ngërçin e politikës së jashtme në Kosovë dhe tha se nuk është koha, as e frytshme të ketë një përplasje të dytë, nuk është në dobi të askujt.

Vuçiç: Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh sidomos për këtë. Por, unë nuk qortoj Edin, se ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë veprimet e njëri-tjetrit, por s’bëjmë përplasje për bashkëpunim. Ekonomia është themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët ikin në Shqipëri.
Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë.

MARKETING