(VIDEO) Nesër Qeveria do t’i ngrijë çmimet e domateve dhe specave

(VIDEO) Nesër Qeveria do t’i ngrijë çmimet e domateve dhe specave

Të hënën qeveria do të përcaktojë çmimet e ngrira për  më shumë se 10 frurta dhe perime. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke përmendur emrat e frutave dhe përimeve që do të ngrijnë tha se analizat kanë përfunduar.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Nesër përcaktohen çmimet më të larta për domate, tranguj, qepë, lulelakër, speca, fasule, thjerrëz, banane, portokall, mandarina,  limon. Ftoj qytetarët që të kontribuojnë edhe në pjesën e plotësimit të listës së produkteve si dhe çmimeve me të cilat ata mendojnë se duhet të ngrijnë në pjesën e pemëve dhe perimeve apo produkteve të tjera”

Bekteshi vlerëson se nga fundi i prillit ose fillimi i majit do të rritet prodhimtaria vendore dhe kjo, siç shtoi, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve. Porositi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera në bazë ditore i ndjek të gjithë ndodhitë në pjesën e çmimeve.

Ndërkaq, qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Po ashtu qeveria ka ngrirë edhe çmimet e produkteve të higjienës.  Përndryshe, gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING