Konfirmohet për herë të parë nga Barcelona: Jemi në kontakt me Lionel Messin

Konfirmohet për herë të parë nga Barcelona: Jemi në kontakt me Lionel Messin

Zëvendëspresidenti i Barcelonës Rafa Yuste ka konfirmuar për herë të parë se klubi është në kontakt me Lionel Messi për një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’ këtë verë, transmeton Gazeta Metro.

MARKETING

Description of image

E ardhmja e Messit muajt e fundit është diskutuar mjaft shumë, pasi sulmuesit argjentinas do t’i skadojë në fund të këtij sezonit kontrata me Paris Saint-Germain.
Mediat e huaja kanë raportuar se katalunasit do të përpiqen të rikthejnë Messin në shtëpi gjatë verës, gjersa një rikthim të tij e dëshiron edhe zëvendëspresidenti i Barçës.
”Do të doja që Leo Messi të kthehet. Çdo histori e bukur ka nevojë për fund të bukur. Ne jemi kontakt me të dhe ai e di se sa shumë duam që ai të kthehet. Fati do të vendos nëse do ta shohim sërish te Barcelona,” tha ai në një konferencë për shtyp.
35-vjeçari u largua me lot nga Barcelona në vitin 2021 dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare me PSG e cila skadon më 30 qershor.

Argjentinasi deri më tani ka hezituar të përdorë opsionin e një viti shtesë në ‘Parc des Princes’.

MARKETING