Më të paguarit në Francë, futbollistët e PSG-së “zaptojnë” 10-shen e parë

Më të paguarit në Francë, futbollistët e PSG-së “zaptojnë” 10-shen e parë

Prestigjozja L’Equipe ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve të Ligue 1. Siç pritej, lojtarët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez.

Kylian Mbappe kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët”, 24-vjeçari fiton 6 milion euro në muaj. E thënë thjeshtë, sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane.

Por jo vetëm kaq, pasi L’Equipe pretendon se në rast se Mbappe do të zbatojë marrëveshjen për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025, atëherë ai do të përfitojë një tarifë nënshkrimi prej 60 milion eurosh, si dhe një bonus besnikërie prej 70 milion eurosh.

Tarifat e sipërpërmendura nuk përfshijnë fitimet e Mbappe nga sponsorët. Podiumi plotësohet nga Neymar dhe Messi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbappe, teksa fitimet e tij mujore te Paris Saint German shkojnë 3 milion e 675 mijë euro në muaj.

MARKETING