Vuçiç: Ukraina do na marrë në BE! SHBA po krijon një bllok brenda Evropës

Vuçiç: Ukraina do na marrë në BE! SHBA po krijon një bllok brenda Evropës

Ndryshime të mëdha dhe pozitive, do të ketë për shtetet e ballkanëit në muajit në vijim. Ukraina në qershor do hap negociatat me BE dhe ky do te jete nje fenomen domino per vendet e rajonit. Ndërkohë amerikanët po krijojnë bllok brenda Evropës. Eshte ky projeksioni i Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i paraqitur në një intervistë analitike për TV Pink.
Lufta ruse në Ukrainë ka nxitur perëndimin të ndërmarrë një fushatë diplomatike për ti hapur rrugën vendit të pushtuar drejt organizmave ndërkombëtare. Fillimisht anëtarsimit në BE.

Përballë këtij fakti, Aleksandër Vuçiç, presidenti që luan me dy porta në rastin e kësaj lufte, thotë se përfshirja e Ukraninës në perëndim do të ketë një efekt domino për Ballkanin Perëndimor.

“Dinamika e marrëdhënieve tona me Evropën do të ndryshojë në muajt e ardhshëm dhe shpresojë se do të jetë në një dritë pozitive. Ka faktorë kufizues për ne, përkatësisht mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë. Unë mendoj se shumë më tepër do të ndodhin ndërkohë. Mendoj se për shkak se Ukraina nuk do të fitojë lehtë në kuptimin ushtarak, do të ketë një vrull të madh në rrugën e saj evropiane. Do të merren vendime për fillimin e menjëhershëm të negociatave dhe hyrjen urgjente në BE të Ukrainës në muajin Qershor, gjë që hap rrugën për shtetet e rajonit tonë”.

Për TV Pink, Putin foli për ndryshime të mëdha duke ju referuar hartës politike në Europë. Në gjykimin e tij, amerikanët po krijojnë një bllok brenda Evropës, një bllok më vete nën ndikimin e drejtpërdrejtë të tyre, që do të përbëhet nga Polonia, vendet baltike dhe Ukraina.

Vuçiç i ka meshuar faktit se Amerika do të jetë dominuese në një formë si asnjëherë më të parë në Perëndim dhe i njejte do të jetë qëndrimi SHBA-BE edhe ndaj Kinës.

Ai shton se vizita e Ursula von der Leyen dhe Macron në Kinë do të jetë interesante. Aleksander Vucic, i pyetur për formimin e shërbimit sekret të Kosovës, tha se shqiptarët nuk janë aspak naivë dhe se këtë punë e bëjnë në mënyrë serioze. Por edhe shërbimet serbe tha ai, nuk janë më keq se të tjerat.

MARKETING