Tebas kërkon shpjegime për çështjen Negreira

Tebas kërkon shpjegime për çështjen Negreira

Çështja Negreira vazhdon të shkaktojë bujë në futbollin spanjoll, më shumë se një muaj nga kur u publikuan zbulimet rreth lidhjes së supozuar të Barcelonës me Jose Maria Enriquez Negreira.

Tre hetime janë në vazhdim për këtë rast. Zyra e taksave në Spanjë po kërkon vetë Negreiran për taksën e munguar, Departamenti Kundër Korrupsionit ka nisur një hetim javët e fundit mbi bazën e “korrupsionit të vazhdueshëm”, ndërsa UEFA konfirmoi të enjten se ata do të hapnin hetimin e tyre.

Barcelona ende nuk e ka publikuar versionin e saj të ngjarjeve në çështjen Negreira, për të cilën presidenti i La Liga, Javier Tebas nuk është aspak i kënaqur.
Duke folur në Marca’s Sport Weekend 2023, Tebas dëshiron që Barcelona të qartësojë pozicionin e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne kemi nevojë për shpjegime. Nëse janë të qetë dhe i mbajnë shpjegimet për vete, mendoj se duhet të shqetësohen”, ka thënë fillimisht presidenti i La Ligas.

“Lajmet që po dalin, e të tjera do të vazhdojnë të dalin sepse janë të pashmangshme. Unë mendoj se nuk duhet të ketë heshtje”, përfundoi Tebas.

Barcelona pritet të mbajë një konferencë për shtyp në javët e ardhshme për të shpjeguar versionin e tyre të ngjarjeve, pasi të ketë përfunduar hetimi i tyre i brendshëm.

MARKETING