Cihan Arslan do të jetë trajneri i ri i FC Shkupit

Cihan Arslan do të jetë trajneri i ri i FC Shkupit

KF Shkupi ka njoftuar se ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit të Goce Sedllovskit. Bëhet fjalë për turkun Cihan Arslan.

“Kemi arritur marrëveshje me një nga trajnerët më me nam në kampionatin turk, Cihan Arslan, i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr një nga skuadrat më të famshme të Superligës Turke, Bashakshehir. Vlen të theksohet se Arslan udhëhoqi ekipin e Akhisar, që vjen nga një qytezë e vogël, me të cilën skuadër garoi edhe në Ligën e Evropës.
Pikërisht paraqitjet e mira dhe pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe shumë suksese të tjera në futbollin turk, vendosën që të arrijmë marrëveshje me trajnerin Cihat Arslan.
Gjithashtu mirëseardhje i dëshirojmë dhe Fevzi Lajiç, të cilin e shohim si anëtar të familjes tonë bardhekaltër, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit tonë.
Shpresojmë që së bashku do të arrijmë suksese të mëdha përsëri.
Në këtë rrugëtim do të ecim së bashku në plotësimin e ëndrrave tona”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

MARKETING