(VIDEO) VMRO: Korrupsioni sëmundje e pashërueshme
Reformat në gjyqësor që do të sigurojnë sundimin e ligjit janë një proces i vazhdueshëm që duhet të ecë përpara, nevojiten hapa të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm, tha sot ambasadori evropian David Geer lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut. Geer theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë financiare dhe teknike në këtë proces. Ai tha se duhet të sigurohet që do të ketë një gjyqësor që do të ketë besimin e publikut dhe që do të jetë i pavarur, profesional dhe objektiv.
DAVID GEER, AMBASADORI EVROPIAN
“Siç e dini, çdo vit Komisioni Evropian ka një raport për vendin që monitoron progresin nëpërmjet kufirit në fushën e reformave të lidhura me BE-në dhe natyrisht kjo merr në konsideratë në thellësi çështjen e reformave në gjyqësor dhe në shtetin e së drejtës, sepse është një element thelbësor në procesin e anëtarësimit. Prandaj ne ndjekim zhvillimin në çdo fazë që nga hapja e negociatave deri në pranimin e vendit”.
Stefan Andonovski, sekretar i VMRO-DPMNE-së tha se ky raport është raporti më kritik i viteve të fundit lidhur me garantimin e të drejtave të njeriut nga Qeveria dhe autoritetet në përgjithësi. Ai potencoi se është e qartë se Qeveria është elementi më i korruptuar i shtetit.
STEFAN ANDONOVSKI, SEKRETAR I VMRO-DPMNE-SË
“Nëse analizojmë raportet e mëparshme, është e qartë se qëndrimi i Departamentit të Shtetit kaloi nga një këshillë, në tre vitet e fundit, në dënimin e punës së kësaj qeverie dhe nga një kritikë e moderuar dhe e kujdesshme në një dënim të drejtpërdrejtë të asaj që Qeveria po bën. Korrupsioni është bërë një sëmundje e pashërueshme për këtë Qeveri”.
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në 2022, tregon se Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është shumë i lartë. Në të theksohet se edhe pse vendi ka ligj që parasheh dënime penale për korrupsionin, megjithatë ekzistojnë raporte për funksionarë që janë të përfshirë në korrupsion.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/