(VIDEO) Ronaldo “snajper” nga rreth 30 metra, Al Nassr fiton me përmbysje

Cristiano Ronaldo shënon golin e nëntë në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite në fitoren me përmbysje të Al Nassr 2-1 përballë Abhas.
“Ylli” portugez realizoi nga goditja e lirë nga një distancë e largët, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 78-të, teksa më herët për miqtë kishte realizuar Adam që në minutën e 26-të.
Golin e fitores për Al Nassr e realizoi Talicsa nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 86-të.
Al Nassr me këtë sukses mbetet vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese Al-Ittihad.
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖠𝗅-𝖭𝖺𝗌𝗌𝗋 1-1 𝖠𝖻𝗁𝖺 (𝖢𝗋𝗂𝗌𝗍𝗂𝖺𝗇𝗈 𝖱𝗈𝗇𝖺𝗅𝖽𝗈) pic.twitter.com/fAai1nTKOs
— EuroFoot (@eurofootcom) March 18, 2023