Zanetti beson se Interi do ta kalojë Benfican

Zanetti beson se Interi do ta kalojë Benfican

Nënkryetari i Interit, Javier Zanetti e ka vlerësuar si të vështirë përballjen me Benfican në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por beson se ekipi italian do të avancojë në gjysmëfinale të kësaj gare.

Interi dhe Benfica, do të përballen në fazën e parë çerekfinale të Championsit, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Itali.

Interi është njëri prej tri skuadrave italiane që është kualifikuar në mesin e tetë më të mirave, së bashku me Milanin dhe Napolin, që do të përballen mes vete në çerekfinale. “Të gjitha ekipet në këtë fazë janë shumë të forta dhe mund të befasojnë.
Është e jashtëzakonshme për Serie A, që do të ketë kaq shumë ekipe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Duke e pasur parasysh shortin, besoj se kemi mundësi të mirë për të avancuar tutje”, ka thënë Zanetti.

Po ashtu, Zanetti ka thënë se Interi ka përparësi në ndeshjen e parë, duke pasur parasysh se Benficas do t’i mungojë mbrojtësi Nicolas Otamendio për shkak të suspendimit.

MARKETING