Forcat Ajrore amerikane publikojnë fotografi të reja të bombarduesit bërthamor B-21 Raider

Forcat Ajrore amerikane publikojnë fotografi të reja të bombarduesit bërthamor B-21 Raider

MARKETING

Forcat Ajrore amerikane dhe kompania Northrop Grumman prezantuan së bashku bombarduesin bërthamor B-21 Raider, dhe tani janë publikuar dy foto të reja.

MARKETING

Sample Image

Prezantimi është bërë në prani të të ftuarve, ndërsa publikisht është publikuar vetëm një foto. Megjithatë, tani Forcat Ajrore të SHBA-së kanë publikuar edhe dy foto të reja të aeroplanit, për të cilat dihet shumë pak, transmeton Telegrafi.

Aeroplani shumë i klasifikuar vlen 692 milionë dollarë dhe dihet se zëvendëson flotën amerikane të bombarduesve të armatosur me armë bërthamore. Fotot e reja e tregojnë aeroplanin më afër dhe më qartë.

Sipas Forcave Ajrore të SHBA-së, B-21 do të sigurojë “aftësi sulmi me rreze të gjatë dhe depërtuese për të penguar agresionin dhe sulmet strategjike kundër SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve”.

B-21 Raider “përcakton një epokë të re në teknologjinë dhe forcën e rolit paqeruajtës të Amerikës përmes parandalimit”.

Bombarduesi i ri ka aftësi moderne të inteligjencës artificiale dhe është projektuar për të kryer misione me rreze të gjatë nga territori amerikan, me kërkesa minimale për karburant. Teknologjia e inteligjencës artificiale i mundëson operacione pa pilot.

Dy fotografitë e reja zbulojnë gjithashtu se dizajni i bombarduesit B-21 Raider është frymëzuar nga dizajni i B-2 Spirit.

Megjithatë, ndryshimi kryesor, përveç teknologjisë së avancuar, është lyerja gri-bardhë e cila është më efektive se ajo e mëparshme në rastin e aeroplanëve B-2. Gjithashtu, B-21 ka më shumë dritare të lakuara të kabinës për të shpërndarë më mirë sinjalet e reflektuara të radarit.

Forcat Ajrore të SHBA do të blejnë të paktën 100 bombardues B-21 Raider, me hyrjen e parë në shërbim në vitin 2027.

Bombarduesit e rinj pritet të zëvendësojnë bombarduesit B-18B Lancer dhe B-2 Spirit deri në vitin 2040, si dhe B-52 Stratofortress rreth vitit 2050.

 

MARKETING