Kundër rritjes së moshës së pensioneve, francezët vijojnë protestat prej një jave
Francezët janë të vendosur për të kundërshtuar deri në fund projektligjin e presidentit Emanuel Macron, për rritjen e moshës së pensioneve.
Mijëra prej tyre kanë kërkuar që presidenti francez të konsultohet me popullin për vendimin që do të marrë.
Shumë sindikata kanë dalë në mbrojtje të francezëve, duke I mbështetur në protestat masive.
“Do të jem shumë i qartë sindikata jonë do të respektojë gjithmonë ligjshmërinë, është në ADN-në tonë. Legaliteti është votimi në parlament. U kërkoj atyre që drejtojnë këtë vend, të dalin nga kjo formë e mohimit të lëvizjes shoqërore”, tha Laurent Berger – udhëheqës i sindikatës CFDT
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Senat dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Me sa kuptoj, për momentin, shumica është më shumë se ankth dhe votimi i projektligjit nuk garantohet me një procedurë normale”, u shpreh Philippe Martinez- udhëheqës i sindikatës CGT
“Ne shprehim shumicën e asaj që njerëzit mendojnë në punë dhe Qeveria është krejtësisht jashtë hapit me opinionin publik. Argumentin dhe justifikimin e këtij projektligji, në fakt, i kemi ndarë të gjitha pjesë-pjesë, nuk ka mbetur asgjë që qëndron në këtë projektligj!”, tha Francois Hommeril- udhëheqës i sindikatës CFE-CGC.
Vendimi i presidentit Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve ka sjellë pakënaqësinë e shumë personave.
Sindikatat kanë bërë thirrje që të ketë më shumë protesta nëse nuk tërhiqet projektligji, i cili po debatohet në Senatin francez.
Macron ka kërkuar që duhet të rritet mosha e pensionit nga 62 në 64 vjeç, në mënyrë që sistemi francez i pensioneve të jetë i qëndrueshëm financiarisht në vitet e ardhshme.
Më shumë se një milion demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën gjatë kësaj jave. Shoferët e trenave dhe metrove, punëtorët e rafinerisë dhe të tjerë filluan greva të pafundme kundër planit të qeverisë.