Muharem Bajrami largohet nga Makedonija Gjorçe Petrovi

Muharem Bajrami largohet nga Makedonija Gjorçe Petrovi

Muharem Bajrami nuk do të jetë trajner i skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur tekniku shkupjan përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me kryesinë e klubit.

Njoftimi i plotë i Muharem Bajramit:

Të dashur miq, nëpërmjet këtij postimi dua të ju njoftoj që prej sot, e pas një periudhe 18 muajshe, nuk jam më trajner i Makedonija Gjorçe Petrovit. E gjithë kjo vjen pas marrëveshjes së dyanshme me kryesinë e klubit.

18 muajt e kaluara kalova një prej periudhave më të mira në jetën time, ku së bashku edhe arritëm të fitojmë kupën e Maqedonisë në futboll, duke e kthyer ate ne Gjorçe Petrov pas plotë 16 vitesh. Në kupë gjithashtu jemi në lojë për t’a fituar ate edhe sezonin aktual, pasi jemi një prej katër ekipeve gjysmëfinalsite. Në këtë periudhë  kishim paraqitje mjaft të mira edhe në kampionatin e shkuar, e në sezonin aktual, punët nuk shkuan siç dëshiroja dhe dëshironim, për ate, vendosa që për momentin, gjëja dhe ndihma më e madhe që mund t’ia bëjë klubit, është të largohem nga i njëjti.

Këtë postim e shfrytëzoj të falenderoj gjithë për bashkëpunimin korrekt në këtë periudhë, nisur nga investitorët, kryesia e ngushtë, duke vazhduar me stafin teknik me të cilin bashkëpunova gjatë kësaj kohe, stafin mjekësor, si dhe padyshim edhe lojtarët, të cilët janë më meritorët për suksesin e madh, kupën e fituar sezonin e kaluar.

Jam shumë krenar me gjithë punën që e kam bërë në Gjorçe Petrov këtë periudh, ndërsa ekipit i uroj shumë fat në sezonin vijues.

MARKETING