Gjermania bën thirrje për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje sa më parë.
Konrad tha se dyja palët duhet të arrijnë marrëveshjen, e cila, do t’i mundësonte dy vendeve rrugën për në Bashkimin Evropian.
“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, tha Konrad shkruan Tanjug.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për ta pranuar propozimin evropian, i njohur ndryshe si plani franko-gjerman, ndonëse ende nuk e kanë nënshkruar atë propozim.
Gjithsesi, përkundër publikimit të planit evropian, aneksi i kësaj marrëveshjeje të mundshme nuk është publikuar ende.
Takimi i radhës Kurti – Vuciq do të zhvillohet më 18 mars në Ohër./arbresh.info