PSG merr lajmin e keq, Neymar mbyll sezonin

Christophe Galtier ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich në Champions League. Braziliani Neymar ka mbyllur sezonin dhe kjo konfirmohet nga klubi i PSG-së.

Sulmuesi i krahut do të operohet në Doha dhe pritet të qëndrojë 3 deri në 4 muaj jashtë fushave të blerta. Te PSG tashmë nuk duhet ta llogarisin Neymar deri në verë.

Kohët e fundit për brazilianin ka pasur shumë thashetheme edhe për një largim në fund të sezonit, por kjo nuk do të jetë e lehtë nisur nga paga që përfiton lojtari dhe kërkesa e PSG për kartonin e tij.

MARKETING