Bayerni s’pyet për Stuttgartin, Chupo Moting shënon të dytin

Bayerni s’pyet për Stuttgartin, Chupo Moting shënon të dytin

Stuttgarti mundi të rezistonte më pak se 40 minuta në sfidën e shtëpisë kundër Bayernit në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës. Teksa kishte nisur të luhej minuta e 39-të, holandezi Mattijs de Ligt, i cili kishte avancuar për të dhënë kontributin e tij në sulm, lëshoi një goditje të befasishme nga jashtë zonës, duke befasuar portierin Bredlow.

Për De Ligt ishte goli i dytë me fanellën e Bayernit, teksa të parin e ka shënuar në fitoren e thellë 0-7 në fushën e Bochumit.

Byaerni e dominoi sfidën edhe gjatë pjesës së dytë e për rrjedhojë erdhi edhe goli i radhës i shënuar nga Chupo-Moting.

 

MARKETING