(VIDEO) Mickoski: Në shekullin 21 flasim për çmimin e bukës!

VMRO-ja po e kritikon Qeverinë se nuk i vlerëson mirë masat që merr për vendosjen e marzhës së çmimi të bukës në 33 denarë. Partia opozitare e ka shfrytëzuar kontratat e mëhershme qeveritare për përcaktimin e pmimit për të sulmuar partitë në pushtet.
“Qeveria e Kovaçevskit nuk i respekton rregulloret që ajo përcakton. Përderisa Qeveria flet për çmimin e bukës, ajo vetë e prokuron bukën me çmim 30 deri në 100% më të lartë se ai që ka përcaktuar. Gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka lidhur kontratë për blerjen e bukës së bardhë me çmim prej 41,4 denarë për 450 gram”, thekson VMRO-DPMNE-ja.
Kreu i partisë Hristijan Mickoski vlerëson se marzha për bukën është zgjidhje ad-hok që është praktike “sot në nesër”, por nuk është zgjidhje afatgjatë që mund të japë çmim të pranueshëm për qytetarët.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË
“Sot, në Shekullin 21, në vend që të flasim për inteligjencën artificiale, të flasim se si do të investojmë në teknologjitë e avancuara, ne flasim nëse do të kemi bukë. Epo, kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së na ka sjellë deri në atë pikë”
Ndërkohë, LSDM vlerëson se nuk ka lejuar përfitime në kurrizin e qytetarëve në kohë krize. Deputetja nga radhët e LSDM-së, Sanela Shkrijelj, njoftoi se nga sot, furrtarët që bojkotuan për dy ditë, do të prodhojnë bukë me çmim të shitjes prej 33 denarë.
SANELA SHKRIJEL, DEPUTETE LSDM
“Duhet të theksohet se kundërshtarët e vetëm të masës së bukës prej 33 denarë dhe që qëndruan pas profiterëve ishin VMRO-DPMNE dhe Levica. Prifituesit e krizës duhet të kenë turp. LSDM është këtu për qytetarët, vazhdojmë me masa dhe politika që mbrojnë dhe përmirësojnë standardin e amvisërive”
Deputetja ka thënë se duke marrë parasysh çmimin preferencial të rrymës, çmimet e grurit, gazit natyror dhe derivateve, çmimi prej 33 denarësh është i drejtë dhe llogarit të ardhurat e furrave. Ajo njoftoi se LSDM po shqyrton opsionet për vendosjen e marzhave edhe për çmimet e produkteve të tjera bazë. /SHENJA/