Ancelotti: Jemi optimist për ndeshjen e kthimit

Ancelotti: Jemi optimist për ndeshjen e kthimit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pavarësisht humbjes së pësuar në “Bernabeu”, ka thënë se skuadra e tij e ka dominuar ndeshjen ndaj Barcelonës dhe kjo i jep besim për ndeshjen e kthimit.

“Zhvilluam ndeshjen që dëshironim, nuk erdhi rezultati, por na jep besim për ndeshjen e kthimit. Jemi të kënaqur pasi nuk është e lehtë të kontrollosh ndeshjen siç e bëmë ne kundër një rivali si Barcelona. Ndeshjen e nisëm mirë, por paguam shtrenjtë një gabim individual. Në sfidën e kthimit duhet të zhvillojmë të njëjtin tip loje edhe pse jemi të sigurt se Barcelona nuk do të luaj në të njëjtën mënyrë përballë publikut të tyre”, ka thënë Ancelotti.

MARKETING