(VIDEO) As sot nuk kishte bukë në disa markete

Edhe gjatë ditës së sotme raftet e bukës të disa markteve ishin të zbrasta, pasi disa furrtarë ka dy ditë që protestojnë pas ngrirjes së çmimit të bukës. Inspektorët e Tregut ishin në terren nëpër furrat e bukës, për të parë gjendjen reale dhe sa respektohet vendimi i qeverisë nga ana e furrtarëve.
Drejtori i Inspektoratit Shtetërorë të Tregut, Goran Trajkovski, në profilin e tij në Facebook, ka qetsuar qytetarët. Ai ka shkruar se do të ketë bukë sepse është e papranueshme që mos të ketë produkt të tillë bazë.
GORAN TRAJKOVSKI-DREJTOR I INSPEKTORATIT SHTETËRORË TË TREGUT
“Apeloj që të respektohet Vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës dhe qytetarët të jenë pa merak sepse buka që mbulohet me Vendim do të jetë në dispozicion. Edhe sonte inspektorët janë në terren. Askush nuk do të kursehet nga ligji! Kriza ekonomike duhet të jetë tregues solidariteti, jo abuzimi dhe përfitimi”.
Ndërkaq, dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO kanë akuzuar njëra –tjetrën.
Sipas LSDM-së VMRO-DPMNE publikishtë kërkon bukë më të shtrejtë për qytetarët, por ata nuk do ta lejojë.
LSDM
“VMRO-DPMNE publikisht kërkonë bukë më të shtrenjtë për qytetarët dhe atë në kohë krize. Pallati i Bardhë qëndronë në mbrojtje të fitimeve milionëshë, kundër mbrojtjes së standardeve të qytetarëve. Edhe një herë u konfirmua se LSDM është në anën e qytetarëve duke e mbrojtur standardin e tyre”
Ndërkaq, VMRO-DPMNE vlerëson se fajtor për këtë gjendje janë LSDM dhe BDI. Në reagimin e tyre thuhet se LSDM-ja dhe BDI-ja, e kanë lënë popullin pa bukë, dhe se kjo qeveri ka para për tenderë e krim, por jo edhe për bukë.
VMRO-DPMNE
“Për shkak të krimit të LSDM-së dhe BDI-së, populli ka mbetur pa bukë, nuk janë në gjendje t’i rregullojë marrëdhëniet dhe të sigurojnë ushqimin elementar”.
Të mërkurën dhe të enjten marketet në Shkup nuk janë furnizuar me bukë nga prodhuesit kryesorë të këtij produkti bazë ushqimor. Prodhuesit e mëdhenj të bukës, si “Zhito Luks”, “Uni Luks”, furra “Dime” dhe fabrika të tjera, nuk dorëzuar bukë të bardhë dhe dhe gjysmë të bardhë në markete.
Më 28 shkurt qeveria vëndosi që nga 1 marsi buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë që peshon 450 gramë të mos shitet më shumë se 33 denarë.
Samir Mustafa /SHENJA/