(VIDEO) Vdekja e 20 vjeçarit nga Tearca e Tetovës, policia arrestoi 6 persona

Sektori i Punëve të Brendshme –  Tetovë njoftoi se 20 vjeçari  me inicale A.A, nga Tearca e Tetovës, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së mërkurë, rreth  orës 17:00, është sjellë në Spitalin klinik të Tetovës  pa shenja jete. Në lidhje me këtë rastë, nga SBP Tetovë, njoftojnë se janë arrestuar  gjashtë persona.

SEKTORI PËR PUNË TË BRENDSHME -TETOVË

“Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia. Lidhur me këtë rast në ora 18:10 në rrugën ‘Ilinden’ në Tetovë, janë privuar nga liria personat L.D.(23), J.S.(24), A.O.(25), A.O.(35) dhe P.A.(71), të gjithë nga Tetova nën dyshimin për përfshirje në ‘prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjithashtu,  rreth orës 01:00 , pas mesnates,  lidhur me rastin është privuar nga liria edhe B.H.(19) nga Tetova.  Nga SBP-Tetovë, infromojnë se të gjithë personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë .

Të mërkurën, në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë,  është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.A, ndërsa  Isnpektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING