Gostivarit i hiqen 3 pikë, Hristovski pezullohet 6 muaj!

Gostivarit i hiqen 3 pikë, Hristovski pezullohet 6 muaj!

Komisioni i Disiplinës në FFM ka mbyllur me vendimin e sotëm çështjen “Gordijan Hristovski” te KF Gostivari. Për shkak të lëshimeve në procedurën e regjistrimit të futbollistit në fjalë dhe thyerjen e nenin numër 10 të Rregullores për regjistrim të futbollistëve, e më pas paraqitjen e tij në ndeshjen Gostivari-Pehçevo (1:0), Komisioni i Disiplinës vendos të ndëshkojë me heqje të tre pikëve të KF Gostivarit dhe gjobë në vlerën e 1 000 eurove, ndërsa futbollisti Gordijan Hristovski pezullohet në kohëzgjatje prej 6 muajve.

Kështu merr fund “telenovela” në lidhje me KF Gostivarin. Shkaku i paraqitjes së futbollistit në fjalë ankesë dërgoi KF Vardari si palë e tretë, duke kërkuar që ndeshja Gostivari-Pehçeva të regjistrohej zyrtarisht 0:3. Mirëpo Komisioni i Garave pranë FFM-së respektoi maksimalisht rregulloren dhe ndeshjen e regjistroi me rezultatin e arritur 1:0, pasi që ankesa ishte bërë pas skadimit të afatit 8 ditor për diçka të tillë..

Gjithsesi shkaku i lëshimit në procedurën e regjistrimit KF Gostivari u dorëzua para Komisionit të Disiplinës, ku sot u vendosën dënimet sipas rregullores dhe epilogu është si e sqaruam më lartë.

Nga FFM në dyja rastet kanë respektuar në mënyrë strikte rregulloren, pavarësisht se ankesat dhe kritikat nuk munguan nga palët e interesuara në gjithë këtë proces.

MARKETING