Silvestri: Të gjithë faktorët politik në shtet të bashkohen në procesin e negociatave dhe reformave

Silvestri: Të gjithë faktorët politik në shtet të bashkohen në procesin e negociatave dhe reformave

Ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri, në fjalimin në Forumin ekonomik në Shkup porositi të gjithë faktorët politik në Maqedoni të Veriut të bashkohen në procesin e negociatave.

“Procesi i skriningut tashmë filloi, po lëvizë mirë, nuk guxojmë ta nënvlerësojmë faktin se ky proces do të jetë afatgjatë, do të kërkojë disa ndryshime legjislative, jo vetëm ndryshime kushtetuese,l përkatësisht vëmendja që u kushtohet ndryshimeve të mundshme në Kushtetutë, por duhet të prnaohet se disa të drejta të caktuara duhet t’u jepen të gjitha bashkësive etnike, sipas shembullit të Kroacisë. E dimë se për disa nga ndryshimet do të nevojiten edhe votat nga shumica në Kuvend”, tha Silvestri.

Ai përkujtoi se negociatat me BE-në vazhdojnë, përfshijnë shumë reforma, që do të jenë në interes të qytetarëve, kështu që, theksoi “të gjithë faktorët politik në shtet, duhet të bashkohen në procesin e negociatave dhe t’i bashkojnë përpjekjet për reformat e nevojshme”.

“Edhe njëherë përsëris, këto janë qëllime afatgjata të cilat janë në dobi të të gjithëve dhe duhet të përmbushen, pa dallim se cilat do të jenë përbërjet e ardhshme të Qeverisë dhe Parlamentit. Në Maqedoni të Veriut kemi përfaqësues të BE-së, përfaqësues të drejtorive të përgjithshme të Komisionit evropian, të cilët janë të njoftuar me procesine  reformave. Ai është proces që vazhdon dhe përparon, shpresoj në të ardhmen e afërt përfitimet nga këto reforma do të jenë të dukshme për të gjithë qytetarët”, theksoi Silvestri.

Ai tha se Italia vazhdon ta mbështesë vendin, përmes instrumenteve të ndryshme financiare, granteve të ndryshme, ndërsa BE-ja është partneri jryesor ekonomik dhe donatori i vendit.

“Itlaia është e gjashta me radhë si partnere ekonomike e vendit në kontekst të importit dhe eksportit dhe konsideroj se afërsia e juaj gjeografike dhe politike drejt BE-së do të jetë fitimprurëse për të gjithë. Rritja e tregtisë si dhe prerja nga këmbimi tregtar, zhvillimi i Korridorit 10, do të sjellë jo vetëm dobi për vendin. Konsideroj se së bashku mund të punojmë edhe në muajt e ardhshëm e madje edhe kur kemi skenar të këtillë të rëndë dhe rrethana të vështira”, tha ambasadori italian.

Ambasadorja greke, Sofia Filipidu foli për energjetikën, duke cekur se prioritet i BE-së është gazifikimi.

“Greqia vendosi theks të madh në terminalin në Aleksandropolis, prej ku sigurojmë gaz natyror edhe për vendet fqinje dhe ky teerminal për momentin është në konstruktim, përkatësisht në ndërtim, megjithatë siguron gazpërçues për shtetet fqinje, kuptohet edhe Bullgaria”, tha ajo.

Theksoi se njëkohësisht, në Aleksandropolis, ndërtimi i gazpërçuesit të ri që është në rrjedhë, do të lidhet me gazpërçuesin në pjesën tjetër të BE-së, ndërkaq planifikohen edhe objekte për deponim në afërsi të Athinës ku, siç tha, e rrisim kapacitetin si ndërtimi i tre objekteve në Korinth, Volos he Selanik, që do të jenë për gaz natyror.

“Sot në mëngjes, Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë përmndën se po punojnë në pika interkonektore të gazpërçuesit nga Selaniku deri në negotinë dhe ai gazpërçues do të sigurojë gaz natyror për Maqedoninë e Veriut dhe do ta përforcojë sektorin energjetik të vendit”, theksoi ambasadorja greke Filipidu në Forumin ekonomik të Shkupit.

Në pjeësn e pasdites të konferencës, në panelin “Investim në infrastrukturë dhe ndërlidhje: Kohezioni territorial, rrjete transevropiane: rrugë, hekurudha, ura, porte dhe aeroporte” do të flasë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa në panelin “Gratë në radhët e para të zhvillimit të qëndrueshëm” kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ministri i Financave, Fatmir Besimi do të marrë pjesë në diskutimin “WStrategji për mirëmbajtje të rritjes ekonomike në kohë të pasigurisë”. Në forum do të flitet edhe për transformimin digjital dhe të ardhmene  TI-së.

 

MARKETING