Takim Taravari – Kovaçevski: “Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave”

Takim Taravari – Kovaçevski: “Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski. Në takim u bisedua për gjendjen politike në të cilën gjendet vendi dhe për stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.
“Qëndrimi ynë i përbashkët ishte se Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave, si dhe investime dhe projekte te perbashkëta kapitale për Gostivarin në të ardhmen”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.
Taravari dhe Kovaçevski po ashtu morën pjesë në dorëzimin e çelësave për 45 banesa sociale për po aq familje me rrezik social nga Gostivari. Pritet që shpejti të dorëzohen edhe 25 banesa të tjera për kategori të ndryshme sociale.
“Të gjitha projektet që realizohen janë të rëndësishme për qytetarët tanë, por projektet për kategoritë sociale janë më të veçanta për mua dhe gjithmonë e them që sado të bëjmë për këta njerëz, përsëri është pak”, nënvizoi kryetar i Komunës së Gostivarit.
Kryetari Arben Taravari i përgëzoi familjet me dëshirat që banesat t’i gëzojnë dhe t’i shfrytëzojnë në lumturi dhe momente të mira.

MARKETING