Milani dominon ndaj Atalantës, barazohet më pikë me Interin

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.
Rosonerët kanë mposhtur Atalantën në “San Siro” me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 24-të të kampionatit italian.
Golin e parë në ndeshje e shënoi portieri Musso i cili e devijoi një gjuajtje të fuqishme të Rafael Leaos.
Goli i dytë për Milanin erdhi në minutën e 87-të, ku Messias shfrytëzoi shumë mirë një asistim të bukur të Leaos.