Xavi: Ndeshja më e dobët e sezonit, jam i zemëruar

Xavi: Ndeshja më e dobët e sezonit, jam i zemëruar

Barcelona humbi një mundësi të mirë për të dërguar në dhjetë pikë diferencën me Real Madrid. Skuadra katalanase u mposht 1-0 në fushën e Almerias, duke regjistruar humbjen e parë në histori ndaj kësaj skuadre.

Djemtë e Xavit i dhanë fund ecurisë prej shtatë fitoreve radhazi në La Liga. Trajneri nuk u përmbajt aspak në prononcimin pas ndeshjes, duke e cilësuar këtë takim si më të dobëtin e sezonit.
“Ishte ndeshja më e keqe e sezonit. Ndoshta u ndje edhe lodhja, por e pranoj që zhvilluam një ndeshje të shpifur. Jam i zemëruar, sepse kishim mundësinë për të dërguar diferencën në dhjetë pikë.
Jemi të zhgënjyer. Tani duhet të kërkojmë zgjidhjen e problemeve, pasi po afron faza më vendimtare e sezonit. Nuk na lejohet të bëjmë të tjera gabime. Ishte një ditë e keqe për ne”, u shpreh Xavi. /SS/

MARKETING