“Ua morëm frymën”, Nagelsmann: Mos kujtoni se ishte e lehtë ndaj Unionit

“Ua morëm frymën”, Nagelsmann: Mos kujtoni se ishte e lehtë ndaj Unionit

Bayern Munchen fitoi 3-0 ndaj Union Berlin, duke iu treguar kryeqytetasve se fitimi i titullit kampion në Gjermani është një mision shumë i vështirë.

Bavarezët kryesojnë Bundesligan me 46 pikë bashkë me Borussia Dortmund, ndërkohë që Unioni numëron tri pikë më pak.
Bayerni u bë skuadra e parë europiane që arrin shifrën e 100 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.
Trajneri Julian Nagelsmann u shfaq tepër i gëzuar për këtë sukses të rëndësishëm. “Jam shumë i lumtur me fitoren e sotme.

Qasja e skuadrës ishte e shkëlqyer që nga minuta e parë. Nuk duhet të harrojmë se nuk është kurrë e thjeshtë të luash ndaj Unionit.
Nuk i lejuam të merrnin iniciativat që marrin zakonisht. Më pas, falë Zotit, kaluam në avantazh. Shënuam shpejt edhe dy golat e tjerë”, deklaroi Nagelsmann.

MARKETING