(VIDEO) Të hënën vazhdon debati për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë
Kuvendi të hënën do të vazhdojë debatin për Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. Deputetët dje kanë vazhduar punën pas orës 18, ndërsa pas disa prezantimeve dhe vërejtjeve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka ndërprerë seancën, ndërsa vazhdimin e saj e vaktoi për të hënën.
Me ristrukturimin e qeverisë, Krenar Lloga është propozuar për ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhiti ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Kaja Shukova Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Diskutimi për zgjedhjen e ministrave të rinj ka nisur dje. Pas një debati 10-ditor, janë shkarkuar ministrat e Alternativës, ish ministri I shëndetësisë Bekim Sali, për shoqërinë informative dhe administratë Admirim Aliti dhe ish ministri I ngarkuar për diasporën Xhemail Çupi.
Në seancën e 104-të pas zgjedhjes së ministrave duhet të diskutohet dhe votohet për shkarkimin e pesë zëvendësministrave dhe të emërohen të rinjë.
Kujtojmë se rikonstrumi i Qeverisë erdhi pas hyrjes së Alenacës për shqiptarët në pushtet. Pas këtij vendimi, nga Qeveria u largua Alternativa dhe Lidhja Demokratike.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/