Struga TL – Makedonija GJP hapin xhiron e 20-të në elitë

Struga Trim Lum – Makedonija Gjorçe Petrov do të hap xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ndeshje do të luhet të shtunën dhe do të jetë e vetmja që do të zhvillohet nesër, përderisa të dielën janë në program janë takimet tjera të kësaj xhiroje.

Kampionët në fuqi, Shkupi do të luajnë në transfertë me Sileksin në Kratovë, Shkëndija do të pret në shtëpi Pobedën, Rabotniçki përballet me Bregallnicën, përderisa Skopje takohet me Tikveshin. Të gjitha takimet e xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor, do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING