United eliminon Barcelonën, festojnë edhe Roma e Union Berlin

United eliminon Barcelonën, festojnë edhe Roma e Union Berlin

Manchester United fiton me përmbysje në super përballjen me Barcelonën në shtëpi, duke marrë një biletë për në fazën tjetër të Europa League. Në një ndeshje emocionuese me gola e shumë episode, të besuarit e ten Hag morën fitoren 2-1 pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Barça me shumë mungesa bëri të pamundurën, por goli i Robert Lewandowskit me 11-metësh në pjesën e patë nuk u mjaftoi katalanasve. Djemtë e Xavit u ndëshkuan dy herë në pjesën e dytë nga Fred dhe Anthony, në një ndeshje spektakolare në “Old Trafford”.

Spanjollët provuan deri në fund, por nuk ia dolën që të barazonin, duke e mbyllur këtu aventurën europiane. Në anën tjetër, United konfirmon formën e mirë që po kalon dhe është një prej pretendentët kryesorë në Europa League.

Festojnë edhe Roma dhe Union Berlin. Skuadra e Jose Mourinhos eliminoi Salzburgun falë suksesit 2-0 në “Olimpico”. Golat e Belottit dhe Dybala përmbysën humbjen 1-0 në Austri. Skuadra gjermane mposhti 3-1 Ajaksin.

Sfida e parë u mbyll 0-0, kështu që është Unioni i Berlinit që kalon në raundin e 1/8-ve. Ndërkohë, përballja Rennes-Shakhtar Donetsk ka shkuar në shtesa. Francezët fituan 1-0, por kishin humbur 2-1 në transfertë.

MARKETING