Përvjetori i parë i luftës, Rusia ka gati një “dhuratë” të hidhur për Ukrainën

Përvjetori i parë i luftës, Rusia ka gati një “dhuratë” të hidhur për Ukrainën

Rusia po përgatit një “dhuratë” të hidhur për Ukrainën në përvjetorin e parë të luftës. Ushtria e Kievit njofton se ka marrë prova konkrete nga inteligjenca se trupat pushtuese po bëhen gati për një provokim në afërsi të Chernihiv, në kufirin verior. Në atë zonë raportohet për lëvizje të kolonave ushtarake me personelin ruse që mban veshur uniforma pa asnjë shenjë identifikuese dhe të ngjashme me forcat e armatosura ukrainase.

Një shpërthim i fuqishëm në perëndim të Kievit, riktheu sirenat e alarmit në kryeqytet, aty ku gjendet dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, për vizitë zyrtare.
Sakaq, një avion ushtarak rus është rrëzuar në Valjushki, në rajonin Belgorod, pranëkufirit me Ukrainën, për arsye që ende nuk dihen. Moska zyrtare akuzon Kievinse po përgatit një sulm të armatosur kundër Transnistrisë, rajonit separatist pro rus në Moldavi.

“Si pretekst për pushtimin, Kievi planifikon të organizojë një ofensivë në territorin eTransnistrisë. Mercenarët do të mbajnë veshur uniforma ushtarake të Rusisë”, deklaroi ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Nuk kanë vonuar reagimet, me Kievin që akuzon Moskën se po e bën gjithë këtë për të ndezur protestat në Moldavi dhe një konflikt të brendshëm. Qeveria në Kisinau përgënjeshtroi pretendimin e Rusisë dhe u bëri thirrje qytetarëve moldavë për qetësi dhe që të ndjekin vetëm informacionet zyrtare të shtetit.

Më herët presidentja, Maia Sandu, akuzoi Rusinë se planifikonte të organizonte një grusht shteti të dhunshëm për rrëzimin e qeverisë së Moldavisë, duke përdorur mercenarë nga Serbia dhe Mali i Zi.

MARKETING