Problemet ekonomike, vetëm 5 “të paprekshëm” te Barça!

Problemet ekonomike, vetëm 5 “të paprekshëm” te Barça!

E përditshmja katalanase “Sport” zbulon listën e futbollistëve që konsiderohen të pashitshëm te Barça. Lista në fakt nuk është shumë e gjatë, e madje përmban vetëm pesë emra: Pedri, Gavi, Lewandowski, Araujo dhe Kounde.

Aktualisht objektivi i klubit mbetet zgjidhja e problemit të trashëguar të zërit të pagave, në verën e vitit 2024, kur lojtarë të rëndësishëm apo veteranë përfundojnë kontratat e tyre.

Kontrata  Busquets skadon në verë dhe ajo e Jordi Albas në 2024, për të reduktuar zërin e pagave duhen negociuar kontrata të reja, duke kërkuar njëkohësisht të ardhura me shitje të rëndësishme.

Pedri dhe Gavi janë e tashmja dhe e ardhmja e klubit. Askush në klub nuk planifikon largimin e tyre edhe pse të dy kanë rinovuar deri në 2026.

Të mbërriturit e fundit nga merkato, Kounde dhe Lewandwski, kanë sjellë një rritje cilësore shumë të rëndësihme për skuadrën dhe konsiderohen nga Barça si lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për Araujon, që po shfaq një nivel të jashtëzakonshëm dhe është kthyer në një lojtar jetik për ekipin.

MARKETING