Ten Hag tregon se prioriteti i United është rinovimi me Rashford
![Ten Hag tregon se prioriteti i United është rinovimi me Rashford](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/rashford-1.jpg)
Marcus Rashford është prej futbollistëve më në formë në botë.
Ai është lojtari kyç i Manchester Unitedin me golat që po i shënon në çdo ndeshje.
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka thënë se rinovimi me sulmuesin anglez është prioritet i tyre.
“Kontrata e re e Rashfordit është prioritet. Jemi duke punuar shumë. Duhet ta mbajmë Marcusin, patjetër. Ai është në një vend të lumtur tani”, tha ai.