Policia belge sekuestroi katër tonë kokainë

Policia belge sekuestroi katër tonë kokainë

Policia belge ka sekuestruar katër tonë kokainë në provincën e Antverpenit, ndërsa dhjetë persona janë arrestuar, bëri të ditur zyra e prokurorit publik lokal.

Policia lokale para dy ditëve vuri re një aktivitet të dyshimtë në afërsi të kufirit holandez, kur disa makina me targa holandeze po largoheshin dhe ktheheshin në Ravels, një qytet në provincën e Antverpenit, raportoi “Bruksels tajms”.

Patrullat e policisë arritën të kapnin njërën prej atyre makinave, në të cilën ngisnin dy shtetas holandezë.

Njëri prej tyre është i njohur për policinë holandeze për vepra të lidhura me drogën, ndërsa menjëherë më pas policia arrestoi një burrë rreth të tridhjetave, i cili tentoi të arratisej.

Policia më vonë bastisi një shtëpi dhe ka gjetur shtatë persona të tjerë pranë një kontejneri me 68 thasë kokainë.

MARKETING