Arrihet marrëveshja e radhës mes Kievit dhe Moskës, mbi 200 të burgosur lufte rikthehen në vendet e tyre

Arrihet marrëveshja e radhës mes Kievit dhe Moskës, mbi 200 të burgosur lufte rikthehen në vendet e tyre

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar sot se Ukraina ka kthyer 101 të burgosur lufte në Rusi pas bisedimeve mes dy vendeve.

“Avionët e aviacionit të transportit ushtarak të Forcave Ajrore Ruse do të dërgojnë ushtarakët e liruar në Moskë për trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse”, u shpreh ministria ruse përmes një deklarate.

Ndërkohë, Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 100 trupa dhe një civil ishin kthyer në Ukrainë.

Pothuajse të gjithë kishin qenë duke mbrojtur qytetin jugor të Mariupolit përpara se të binte në duart e forcave ruse, shkroi Yermak në Telegram.

MARKETING