Rinovimi i Asensios? Ancelotti: Nuk më bëhet vonë!
![Rinovimi i Asensios? Ancelotti: Nuk më bëhet vonë!](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/Ancelotti-1.jpg)
Pas fitores 4-0 ndaj Elches, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, u pyet edhe për të ardhmen e Asensios.
Tekniku italian theksoi se nuk e di nëse lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e madrilenëve, por shtoi gjithashtu se për të nuk ka aspak rëndësi.
“E shoh qartë, nuk e di nëse do të qëndrojë këtu apo jo. Mund të qëndrojë apo jo, nuk ka shumë rëndësi për mua. Kemi synime të rëndësishme këtë sezon. E rëndësishme është që ai të japë një kontribut si sezonin e kaluar. Klubi do të marrë vendimin më të mirë.”-deklaroi Ancelotti.