Kim Mehmeti: Maqedoninë nuk e braktisin vetëm të rinjtë por edhe morali dhe dinjiteti!

Kim Mehmeti: Maqedoninë nuk e braktisin vetëm të rinjtë por edhe morali dhe dinjiteti!

Shkruan: Kim Mehmeti

“Maqedonia do ketë qeveri të re, por me Kryeministrin e vjetër. Një parti shqiptare e ‘vajton’ largimin nga qeveria e tjetra e ‘feston’ përfshirjen në koalicionin qeverisës. Dhe që të dyja e thonë të njëjtën: se këtë e bëjnë për qëllime të larta shtetërore e kombëtare?

Pra edhe partia të cilën e dëbojnë nga koalicioni qeverisës si edhe ajo që bëhet pjesë e qeverisë, shpresojnë se ende ka shqiptarë aq budallenj sa t’u besojnë ‘patriotëve’ që trurin e kanë të lidhur me xhepin!?

Ndërkohë, siç duket, ‘grupi i zjarrit’ i BDI-së nuk do arrijë më larg se për arsye ‘kombëtare’ të vetëdigjet, e ‘trimat e Çairit’ – apo të dëbuarit nga qeveria – për të njëjtat arsye, do harrojnë si u bënë ‘rezil’ mes veti, si shkelën mbi besimin e gjashtëdhjetë mijë votuesve, si harruan se do i zë ‘haku’ i atyre që u besuan dhe, do ribashkohen me politikanët e Llërcës, se do e ribëjnë ‘Besën’ që e copëtuan si të ishte leckë, e jo shpresë e vullnet rinorë.

Dhe asgjë nuk është e pamundur mes partiakëve shqiptarë në Maqedoni, ngaqë ata i vëllazëron xhepi i zbrazët dhe i armiqëson kuleta e mbushur. Pra asgjë nuk është e pamundur në një shoqëri të cilën nuk e braktisin vetëm të rinjtë, por edhe morali dhe dinjiteti njerëzor. Në një shoqëri të cilën e sundon pafytyrësia dhe paturpësia politike.”

MARKETING