Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga 16 deri më 22 shkurt.

Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt, “për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke në përgjigje ndaj shkatërrimit nga tërmetet e 6 shkurtit”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.

Nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh të 6 shkurtit – që u pasuan nga qindra dridhje të tjera të tokës – në Turqi dhe Siri vdiqën mbi 38 mijë persona, shkruan REL.
Ndërkaq, në Greqi, Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës, tha Price.

Më 21 shkurt, Blinken do të lançojë rundin e katërt të Dialogut Strategjik SHBA-Greqi, shtoi zëdhënësi i DASH-it.

MARKETING