Vdes gazetari sportiv, presidenti Sejdini shpreh ngushëllime familjes
![Vdes gazetari sportiv, presidenti Sejdini shpreh ngushëllime familjes](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/Popovski.jpg)
Në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i sportit, Zoran Popovski. I ndjeri kishte gjatë karrierës së tij kishte punuar në shumë media të ndryshme të vendit si televizioni “A1”, “Dnevnik”, “Sport”, “Makedonski Sport”, “Sportmedia”, “Republika” e “Sportmanija”.
Varrimi i Popovskit do të bëhet nesër në varrezat e Butelit në orën 13:00.
Bota e sportit vendor shprehën ngushëllime për humbjen e Popovskit, ndërsa mes tjerash edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë si dhe vet presidenti i këtij institucioni reaguan përmes rrjeteve sociale.
Postimi i presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini:
Sot ka ndërruar jetë papritur gazetari shumëvjeçar i sportit Zoran Popovski. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë. Do ta kujtoj përgjithmonë dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj futbollit dhe entuziazmin që tregoi për këtë sport. U prefsh në paqe Zoki!