Kina godet anijen filipinase me lazer ushtarak

Kina godet anijen filipinase me lazer ushtarak

Filipinet akuzuan Kinën të hënën se ka goditur një anije të saj me lazer ushtarak, duke e quajtur veprimin një akt provokues. Ushtria e Filipineve tha se pala kineze duhet të përmbahet e të mos përdorë metoda të tilla.

Anija e Rojës Bregdetare Filipinase u godit teksa po kryente një mision furnizimi të trupave të saj të vendosura në një grup ishujsh në Detin e Kinës Jugore. Sipas palës filipinase, anija kineze i drejtoi lazerin me synim verbimin e ekuipazhit.

Episodi ndodhi më 6 shkurt rreth 195 kilometra larg provincës filipinase Palaëan, ku është vendosur përohësisht një grup i vogël ushtarësh. Ata po punojnë aty me një anije të fundosur të Luftës II Botërore. Mjeti 100 metra i gjatë është nxjerrë në breg që prej vitit 1999, për të përforcuar pretendimet e Filipineve mbi sovranitetin e arkipelagut.

Ushtria filipinase publikoi edhe pamjet e incidentit, ndërsa Kina nuk ka komentuar ende mbi atë që ka ndodhur. Më parë, Pekini është shprehur i gatshëm të zgjidhë me mirëkuptim të gjitha çështjet detare mes dy shteteve.

Kjo nuk është hera e parë që Kina akuzohet se ka përdorur lazera në rajon. Në shkurt të vitit të kaluar, Australia akuzoi Pekinin se një anije kineze drejtoi lazerat nga një avioni australian./A2news

MARKETING